Nuhiu, ‘këndojmë në shtëpi’

Atdhe Nuhiu është i drejtpërdrejtë. Lojtari i përfaqësuesës së Kosovës në vigjilje të takimit për ‘Euro 2020’ , ndaj Malit të Zi të hënen në ‘Fadil Vokrri’, ka deklaruar se Kosova, do të futet në fushë me një qëllim, fitorën.

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin A, teksa së bashku me Anglinë, Çekinë, Malin e Zi, e Bullgarinë, po diskutojnë dy biletat që të dërgojnë në finalet gjithë-europiane.

Shpresojmë në një rezultat pozitiv ndaj Malit të Zi. Kemi treguar kualitetet tona në Podgoricë, por janë skuadër e fortë.

Këtë herë, këndojmë në shtëpi përballë fansave tanë të zjarrtë dhe duam tri pikët. Nuk do ta ndërrojmë stilin tonë të të luajturit”-ka thënë lojtari 30 vjeçar i Shefildit, Nuhiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!