Ndalet Drita, Bushiç nderon Gjilanin…

Gjilani- Dukagjini 1-0, Drenica- Drita 1-1

Tomislav Bushiç që i ka dhënë tri pikët skuadrës së Gentian Mezanit në takimin e sotëm për IPKO Superligën e Kosovës në ndeshjën ndaj Dukagjinit.

Kroati u pa fitues në kohën shtesë të fraksionit të parë teksa e kaloi Gjilanin përpara. Aq ka mjaftuar pasi në pjesën e dytë nuk pati zhvillime ne tregues teknikë.

Në takimin tjetër atë mes Drenicës dhe Dritës u regjistrua barazmi në shifrat 1-1.

Fillimisht Fortunato në pjesën e parë kaloi Dritën në avantazh, ndërkohë që dy minuta nga fundi i krejt takimit, Drenica barazon me Prokshin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!