Bledar Hodo: ‘Teuta synon fitoren ndaj Partizanit’

Partizani- Teuta për llogari të javës së 7-të, në program nesër në ‘Selman Stërmasi’, konsiderohet si ndeshja kryesore e javës. Të kuqtë, pas triumfit në derbi, vijnë me moral të lartë, por dhe durrsakët, ndërsa thyen Kukësin, janë të karikuar në maksimum.

Partizani pritës pa tifozë, për shkak të dënimit të marrë pas trazirave në Tirana- Partizani, gjëndet vetëm një pikë larg Teutës kryesuese. Ish- futbolisti i Teutës 34 vjeçari Bledar Hodo, thotë për ‘Sportiim.al’, se kjo ndeshje është nga ata sfida ku askush nuk di nga anon peshorja. 

Hodo, ndërsa në karrierë, ka luajtur kryesisht për Teutën, por dhe për Shkumbinin, Tomorrin, Vllazninë, e quan mëkat faktin që kjo sfidë, do të jetë pa praninë e tifozëve.

Partizani-Teuta? Mendoj se do të jetë një supersfidë. Vendasit janë kampionë në fuqi, luajnë në fushën e tyre dhe pas fitores me Tiranën, janë me shëndet të plotë.

Kanë argumentë për të luajtur një ndeshje të madhe. Nga ana tjetër, Teuta, duket se nuk ndihet aspak inferiore. Shkëmbi ka arritur të harmonizojë grupin dhe ecuria në këto javë të para, e fitorja e fundit ndaj Kukësit pretendent, tregon se Teuta, do të matet si e barabartë me Partizanin.

Të vjen keq që takime aq të rëndësishëm, nuk janë për publikun në shkallë. Gjithësesi, pres një takim emocionues, dhe në lojë, sipas meje, janë të tri rezultatet”- tha Hodo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!