Progni rikthen Gjilanin, Drita triumfi me 5 ‘yje’

Me dy takimet e sotme Ipko Superliga e Kosovës, duket se ka marrë pamje të plotë pas javës së 8-të. Paçka se Prishtina dhe Drenica kanë një ndeshje më pak.

Drita ecën më hap kampioni, teksa pas triumfit në derbi me Gjilanin sot fitoi 5-1 me Vushtrrinë në shtëpi (dy gola Shabani, dy Hashimusa dhe një Lukas Kardozo).

Edhe gjilanasja tjetër e teknikut vlonjat Gentian Mezani, ka fituar 1-4 ndaj Flamurtarit në Prishtinë. Dopieta e Prognit, një gol i Grecës dhe një tjetër i Hajdarit, zhytën formacionin kuqezi që shënoi vetëm një herë me Krasniqin.

 Java e 8 në IPKO:

Feronikeli- LLapi 1-2, Ferizaj- Ballkani 1-2, Dukagjini-Trepça’89  1-0, Drita- Vushtrria 5-1, Flamurtari Prishtinë-Gjilani 1-4.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!