Nuk ka ndalesë, ‘IPKO’ në fushë…

sportiim2

Nuk ka ndalesë në IPKO Superligën e Kosovës. Sot duke nisur nga ora 14:30, tri çifte në fushë. Më interesantja duket ajo që zhvillohet në Therandë, mes Ballkanit surprizues këtë sezon dhe Prishtinës së Dallkut.

Jo pa pritshmëri të lartë edhe dueli Trepça ’89 -Feronikeli kampion në fuqi. Ndërkohë që debutuesja Vushtrria, do presë Flamurtarin nga Prishtina.

Gjilani luan nesër, teksa pret Dukagjinin ndërkohë që Drita kryesuese, udhëton për në fushën e Drenices.

Sot në IPKO: Ballkani – Prishtina,Trepça ‘89 – Feronikeli dhe Vushtrria – Flamurtari. Të gjitha takimet e sotme në orën 14:30.

?>