Drita bën ‘dritë’, fiton derbin me Gjilanin…

sportiim2

IPKO: Gjilani- Drita 0-1 (Cuculi 29′)

Ardian Cuculi, Ish-mbrojtësi Shkëndijes, Kukësit e Partizanit , rezulton vendimtar sot në derbin e madh të Gjilanit mes Gjilanit dhe Dritës.

Mbrojtësi ka përfituar nga një krosim në zonë ndërsa në të 29-tën e ka dërguar topin në rrjetë. Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani është munduar të marrë inisiativen por pa mundur të gjëjë balancën.

Ky rezultat, e ngjit Dritën në vendin e dytë. Gjilani,pas kësaj humbjeje në derbi, e sheh veten 3 pikë larg vendit të parë.

Në takimet e tjera u arritën këto shifra teknikë: Vushtrria – Prishtina 0-3, Drenica – Ballkani 0-1

?>