Mundet Vllaznia, mision i vështirë ndaj Fortunës…

Fortuna-Vllaznia 2-0  Moler 6′, 87′ (p)

Vllaznia e shkodrës për femra, është mundur sot në takimin e kthimit për Champions League në shifrat 2-0.

Ekipi i presidentit Lazër Matia, pas humbjes 1-0 në shtëpi përballë danezeve të Fortuna Hjorring, është mundur sërish sot 2-0 në transfertë, duke mbyllur kështu aventurën futbollistike në Europë.

Por përtej eleminimit, Vllaznia dhe vajzat e saj shënuan arritjen historike teksa për herë të parë një skuadër shqiptare mbërrin në një ‘sallon’ aq të lartë europian si faza e grupeve.

Kronika e ndeshjes është e vakët ndërsa kuqeblutë femra, u ndëshkuan me dy gola nga vendaset që në të shkuarën kanë bërë hisori në Europë.

Në minutën e 6 të dhe 87, shënoi e njëjta futbolliste Moler. I dyti erdhi pas një penalltie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!