UEFA vendos tri finalet e ardhshme të Championsit…
Në përfundim të mbledhjes së Komitetit Ekzektutiv të UEFA-s, sot në Ljubjanë, është vendosur që tri finalet e Champions League për tri vitet e ardhshme, do të luhen respektivisht në:
Shën Petersburg (Rusi) 2021, në Allianz Arena të Mynihut (Gjermani) 2022 dhe në Uembli të Londrës (Angli) 2023.
Siç dihet, finalja e edicionit 2019/2020, do të luhet në Turqi në stadiumin ‘Ataturk’ të Stambollit.
Në mbledhjen e mëparshme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, një vit më parë zhvilluar në Kiev, përpos vendit të finales së këtij edicioni, është caktuar edhe starti i finaleve të Euro 2020 (Olimpiko Romë) dhe ai i finales së madhe në Uembli (Angli).