Skënderbeu thyen Teutën, vendos Krasniqi

Skënderbeu- Teuta 1-0  (Krasniqi 20′)

Skënderbeu rikthehet te fitorja. Korçarët kanë mundur në shtëpi Teutën në shifra minimalë 1-0.

Blerim Krasniqi, ishte autori i golit të vetëm për juglindorët duke bërë që vendasit të mendojnë që herët për të administruar me qetësi e mbyllur me tri pikë..

Edhe pse Teuta në fraksionin e dytë, u mundua të ndryshonte shifrat në favorin e saj, kjo gjë nuk ngjau dhe Shkëmbi me skuadrën e tij, duhet të presin takimin e radhës për të bërë pikë.

Kjo ishte edhe humbja e parë e kampionatit për ekipin e korçarit Shkëmbi, teksa durrsakët mbeten në kuotën e tetë pikëve.

Ndërkohë, Ilir Daja dhe Skënderbeu, kthehen te suksesi pas dy humbjeve radhazi dhe tani kanë mbledhur 9  pikë . E radhës për korçarët transferta me Vllazninë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!