Kukësi është aty, Abazaj vjen goli i parë

Në ‘Elbasan Arena’ Kukësi- Tirana 2-1 (Abazaj 17′, Shkurtaj 48’/ Kobina 83′)


Pas takimit ka tension deri në zënkë në tunel. Futbollistë dhe stafet, përfshihen në përplajse. Ndërhyrja e presidentëve, qetëson situatën.

Një supergol i Abazajt dhe një i dytë nga Shkurtaj, i kanë mjaftuar Kukësit sot në ‘Elbasan Arena’ për të marrë tri pikë ndaj Tiranës kryesuese.

Takimi nis me këmbënglujen e Kukësit të cilët në këtë takim, ishin pritës. Në të 17-tën, Abazaj shpërthen në krahun e majtë, eviton ndërhyrjen e Osmanit dhe Vangjelit dhe me një diagonale e dërgon topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë goleadori i edicionit të ri Shkurtaj (4 gola), ndjek mirë një aksion të Gavazajt nga e djathta dhe te shtylla e dytë godet me kokë për 2-0.

Minutat në vijim ofrojnë një shkundje të Tiranës që përpiqet të hapë takimin. Janë disa mundësi por goli i Kobina vjen vonë, atëherë kur kishin mbetur vetëm 7 minuta lojë.

Ngo nga e majta bën gjithçka mirë pason saktë te Kobina që ndjek aksionin dhe topi që shkon në rrjetë. Deri në fund, është Tirana sunduese. Hedh edhe Osmanin përpara në kërkim të mrekullisë.

5 minutat shtesë kalojnë përmes tensionit dhe në fund Hamiti që dejetoi takimin, sinjalizon fundin. Kukësi në kuotën e 10 pikëvë. Aq sa ka dhe Tirana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!