Tërmeti shkund ‘Selman Stërmasin’, Lerdën e shkund Ntepe…
Partizani- Bylis 1-1 ( Peposhi 72 ag/ Ntepe 90+3)
Termeti i fuqishëm që lekundi në kohë reale edhe ‘Selman Stërmasin’, duket se ka shkundur edhe skuadrat e Partizanit dhe Bylisit të cilat për 4 minuta, kanë ndalur lojën. Më pas gjithçka ka vijuar normalisht dhe në fund skuadrat kanë ndarë nga një pikë.
Partizani i drejtuar nga Lerda, nuk e ka pasur të lehtë përballë një kundërshtari si Bylis i vendosur mirë në fushën e lojës.
Partizani duhet t’i falet një autogoli të shënur nga Peposhi në minutën e 72, i cili ka gabuar pas krosimit në zonë të Trashit i cili kërkoi të merrte autorësinë duke vrapuar të festonte pikërisht me Lerdën.
Kur dukej se gjithçka po përfundonte, Bylisi ka arritur të barazojë në minutën e 93 të ndeshjes me anë të Ntepe. Peposhi nga e majta, merr një aksion vetjak dhe pason në qënder aty ku Frenklin Ntepe, gjën barazimin.