Ngo në formë, ‘rivalët të na respektojnë…’

Majkell Ngo është gati. Gjigandi anglez i Tiranës, gjithnjë ka treguar se pavarësisht stilit të tij ndonjëherë agresiv, di t’i bëjë mirë punët në fushë.

Në prag të takimit me Kukësin, nesër në “Elbasan Arena’ ora 19:00, sulmuesi paralajmëron betejë. Autori i 2 golave për Tiranën këtë kampionat, beson se edhe ndaj Kukësit, skuadra do bëjë rezultat pozitiv.

Madje ai ka përcjellë mesazhe edhe për rivalët. Pas fitores ndaj Skënderbeut, Ngo deklaroi: “Mundëm Skënderbeun dhe kjo do të thotë se po i’u japim mesazh të qartë kundërshtarëve tanë në kampionat. Kaq kam për të thënë”- është shprehur Ngo.

 Ndërkaq, Ardian Mema, i la pushim thuajse të gjithë titullarët në mesjavë ndaj Shënkollit në Kupë.

Nesër, Tirana kryesuee e kampionatit më 10 pikë, do jetë në provën e madhe ndaj Kukësit që nga ana e tij, do kërkojë tri pikë për të mbrritur pikërisht Tiranën në pikë.

Ngo, teksa në tri sezone ka shënuar 25 gola me fanelën e Tiranës, e ka lançuar direktivën:

Tiranën duhet ta kenë frikë të gjitha rivalet”. 

Pritet që vija e parë e sulmit bardheblu, ndaj Kukësit,të jetë me dyshën Ngo-Halili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!