Flamurtari, mendjen te e diela…

Ajo rezultoi si surpriza e turit të parë në takimet e vajtjes për Kupën e Shqipërisë.

Veleçiku Koplik, pjesëmarrës në Kategori të Parë, mundi në ‘Reshit Rusi” të Shkodrës, Flamurtarin e Vlorës 3-2.

Në fakt, Flamurtari, ka zhgënjyer totalisht në 4 javë kampionat, teksa në asnjërën prej zyrtareve, nuk i’a ka dalë të marrë qoftë dhe një pikë.

Mjegullnaja ka shoqruar edhe sfidën e djeshme por ndryshe nga takimet në kampionat, këtë herë Sadedini, duket se ka menduar të ruajë energjitë për ndeshjën e radhës në fundjavë ndaj Laçit.

Praktikisht, vonjatët janë buzë ‘greminës” dhe një tjetër dështim ndaj kurbinasëve në shtëpi, do t’i vinte vulën sezonit të dështuar të Flamurtarit.

Përjashto Ardit Hoxhajn, Dritan Sadedini, vendosi të lërë të gjithë lojtarët e formacionit të parë pushim.  Madje sipas informacionëve që vijnë nga kampi i tyre, asnjë nga lojtarët bazë të skuadrës, nuk ishin përfshirë as në listën e stolit. Prova e radhës, e gjitha për t’u parë.

Edhe Sadedini është në prag shkarkimi. Gjithnjë, nëse nuk bën pikë ndaj bardhezinjëve këtë të diel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!