Mema optimist, ndaj Kukësit më të mirën…


Trajneri i bardhebluve Ardian Mema, së bashku me ish- futbollistin e Kukësit Elton Kale, sot pjesë e Tiranës, në një dalje publike sot para mediave, kanë deklaruar se Tirana është e vendosur të bëjë ndeshjen e saj.

Duke e konsideruar test të vërtetë force përballjen me Kukësin, Mema, i druhet disi atmosferës euforike post Skëndërbeu.

Kreu i 24 herë kampionëve të vëndit, ka dhënë konsideratën e tij edhe për rivalin e përjetshëm Partizanin me të cilin do të takohet  javën e 6 –të.

Kukësi ka lojtarë të mirë në organikë, nesër duhet ta menaxhojmë ndeshjen. Këto sfida nuk duhet t’i humbasësh. Ndeshja e nesërme është një test për të matur forcat në raport me kundërshtarët. Diçka fola me lojtarët pas ndeshjes me Skënderbeun dhe bëra analizë duke thënë se ne na bën dëm euforia.

Entuzaizmi duhet, por opinioni sportdashës po flet para kohe. Ende nuk është bërë gjysmë e fazës së parë. Euforia të nuk bën mirë, duhet të jemi të thjeshtë edhe në lojë edhe në qëndrimin dhe deklaratat pas ndeshjes. Partizani? E kam parë Partizanin, nuk është ai i vjetshmi, të kalojmë ndeshjen nesër pastaj të shohim.

Ndërkohë Kale tha se nuk ndien aspak nostalgji për ish- ekipin duke u fokusuar te takimi: “Është thjesht ndeshja e radhës dhe nuk ka asnjë ndjesi. Kam luajtur edhe me Flamurtarin kundër Kukësit dhe i kemi mundur, dua të fitoj”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!