Juventus braktiset nga tifozët…

 Nuk ka paqe te Juventus. Pas arrestimeve të disa ultravëse bardhezi, ditë më parë, edhe pjesa tjetër që kishte prenotuar të ndiqte skuadrën në ‘Wanda Metropolitano’ të Madridit, teksa në orën 21 00 Atletiko dhe Juve do luajnë takimin e parë në grup për Ligën e Kampionëve, nuk do të asistojnë.

Një lajm shumë i rëndë në mjedisin e kampionëve të Italisë që si asnjëherë tjetër, kanë vendosur ta braktisin skuadrën.

Por nuk mbaron këtu. Me shumë mundësi edhe në ndeshjën e fundjavës ndaj Veronës në ‘Allianz Stadium” për herë të parë nuk do ketë flamuj apo banera me simbolet e Juventus.  

“La Gazzetta dello Sport”, e sheh mjaft të zymtë situatën rreth Juves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!