Bernardeski, tifozët janë pa parti…

Polemikave për një fanelë mes ultrasish të Juves, i’u ka dhënë përgjigje vetë sulmuesi anësor Bernardeski: “Nuk bëj dallime”-thotë lojtari.

 Ngjau janarin e kaluar, ndërsa në një sfidë mes Lacios dhe Juventus në Romë, lojtari  bardhezi, shkoi të përshendesë fansat dhe në një moment ai dhuroi fanelën te një grupim ultrasish bardhezi, teksa sot, akuzohet se ka hedhur bluzën në vendin e gabuar.

Federiko Bernardeski duke marrë shkas nga kjo insinuatë mes grupimeve të tifozerisë, ankesës së fundit të një tifozi por dhe pas arrestimit të 12 ultrasëve të Juves për arsye të ndryshme, preçizon :

Tifozët janë të gjithë të barabartë”. Në Instagram, Bernardeski, ndalet gjatë. “Kjo histori duhet të marrë fund. Një ultras më akuzon se kam hedhur fanelën në sektorin e gabuar.

Dua të jem qartë. Kur kam mundësi të falenderoj tifozat tanë, duke dhuruar bluzën, nuk bej ndarje ‘politike’. Për mua nuk ekzistojnë tifozë ‘më pak apo më shumë të denjë’. Tifozët e Juves edhe kur kritikojnë, këndojnë apo vërshellejnë, janë të gjithë të barabartë.

Të gjithë të denjë e të rëndësishëm. Nuk i dallon emri i grupimit. Ata i bashkon vetëm ngjyra bardhezi e Juves. Të tjerat janë vetëm llafe”– ka postuar ndër të tjera Bernardeski në Istagram.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!