Godin karikon të tijtë, ‘o fitohet o mësohet’

Pas pak në Milnao, Interi i Antonio Kontes gati të startojë me takimin e parë të grupit F të vleshme për Champions League ndaj Slavia Pragë.

Pritet atmosferë e ndezur dhe mbështetje maksimale nga fansat zikaltër ndërkohë që në rrugët e Milanos, këtë pasdite janë parë shumë tifozë miq nga Praga.

Sakaq, Diego Godin, duke folur para takimit e ka vënë theksin te madhështia e një klubi.

Ish-mbrojtësi i Atletikos që u transferua këtë verë të Interi thotë se një klub i madh bëhët nga  njerzit, energjia mes lojtarëve, trajnerit, shoqërisë dhe tifozëve.

Unë edhe jashtë fushë dua ta ndihmoj skuadrën. Ka një shprehje- o fitohet o mësohet. Një skuadër fiton një ndeshje në të qintat e sekondës. Një skuadër e organizuar mirë si jona mund t’ja dalë”- tha Godin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!