Inter skandaloz, Slavia ka një ‘Skënder…’


Mbrëmje për t’u harruar nga Interi që shpëton ‘lëkuren’ në shtesë. Edhe Lion nuk bën dritë ndaj Zenitit

Inter- Slavia 1-1 (Barela 90+2/Olainka 63′)

Lion- Zenit 1-1 (Depai 50’/Azmoun 42′)

Startoi Liga e Kampionëve kualifikuese në grupe. Interi- Slavia Pragë dhe Lion- Zenit St.Petersburg, dy takimet e orës 18 55.

 Në ‘San Siro’, skuadra vendase e Kontes bëri fare pak për ta fituar takimin gjatë pjesës së parë. Lojë kofuze disa orvatje pas mezit të pjesës së parë apo  një tentativë e Lautaros por dhe gjuajtja e D’Ambrosios në të 35, fare pak.

Një pjesë e parë që pa edhe ngacmimet e Slavias si ai i minutës së 38 me Olainkën. Ish-sulmuesi i Skënderbeut, në duel me Kandrevën, jep një asist për Souçek por bën faull.

 E dyta është katstrofë për Interin. Slavia dominon dhe me një “skënderbe” si Olainka, shënon golin e parë në të 63-tën. Edhe më pas është Slavia që dikton, Interi aspak i denjë për tu parë dhe reparti i prapavijës, është thuajse skandaloz.

Gjithsesi, Konte pas minutës së 70, bën dy ndërrime. Interi nis e shtyn përpara. Shtesë 8 minuta dhe në të dytën ‘suplementare’ është radha e Interit për të shënuar.

Fillimisht një goditje e Sensit që shkon në tra, top i kthyer dhe goli i barazimit nga Barela. Në minutën e 6 shtesë Lukaku i vetëm me kokë, nuk bën dot heroin. Barazim 1-1

Lioni dhe Zeniti u takuan në Lion me vendasit që e nisin me ritëm të lartë. Në minutën e 6-të, Traore nga e djathta, hedh një top ideal në zonë për Osorio, godet me kokë dhe jashtë.

Edhe në vijim është Lion që dikton duke e mbajtur skuadrën ruse në gjysmëfushen e saj. Janë Dembele, Depai, Traore dhe të tjerë lojtarë vendas që i afrohën golit por ai do i buzëqeshë rusëve të Zenitit, ndërsa shënojnë në të 42-tën, me Azmoun.

Aksion i shpejtë i iranianit me Dzyba dhe në çastin e fundit del përballë portierit Lopez. Nuk gabon për 0-1.

Starti i së dytës është po ai. Lion këmbëngulës me të gjitha forcat. Shpërblimi vjen nga pika e bardhë ë e penalltisë, ndërsa në të 50-tën Depai barazon shifrat.

Beteja nuk ndalet mes sulmit vendas dhe mbrojtjes mike por në fund vetëm 1-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!