Forlan ngre në qiell Ronaldon, ‘Feliks basti im’

Diego Forlan ish-ylli i Atletiko Madrid, është shfaqur i sinqertë në një intervistë të gjatë dhënë në prag të takimit për Champions League mes Atletikos dhe Juventus.
Uruguajani, ish-flamuri i Atletikos, (2007-2011), ndër të tjera tha:
“Kualifikimi për madrilenët ishte shumë pranë në shkurt, por këtë herë do të jetë ndryshe për ta jetuar. Janë dy ekipe të shkëlqyera, nuk mendoj se takimi do të kondicionohet nga mungesat.
Juventus është i rrezikshëm, ka një nga lojtarët nga më të fuqishëm në botë si Kristiano Ronaldo, që për pesëmbëdhjetë vjet ka rezultuar fantastik. Ai është shumë i fortë, kur takohet me Atletikon është gjithmonë protagonist.
Nga ana tjetër, unë vendos bast për Zhoao Feliks. Ai është i ri, por asgjë nuk përjashtohet”- tha Forlan në prag të takimit Atletiko Madrid -Juventus