Dhunë në Shkodër, sulmohet autobuzi i miqëve…

Humbja e Vllaznisë ndaj Tiranës në shtëpi (0-2), është shoqëruar me disa situata aspak të denja për futbollin shqiptar.

Përpos ngjarjeve gjatë ndeshjës, teksa u hodhën shishe të shumta në fushë dhe ndaj gjyqtarëve por dhe incidentit të futjes së një tifozi në fushë, situata ka precepituar keq edhe pas takimit. Për të mos shtuar këtu ndërprejën e lojës për disa minuta.

Sipas “Sport nga Bajraktari”, mësohet se mjeti i transportit të skuadrës së Ardian Memës, është goditur me sende të forta dhe se një xham i autobuzit, është thyer.

Pas problematikave të sotme, klubi Vllaznia rrezikon seriozisht dënime kapitale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!