Kroaci, shënojnë shqiptarët Kastrati e Çokaj…

Lirim Kastrati vazhdon shkëlqimin, teksa në kampionatin kroat, shënon rregullisht.

Lokomotiva e Zagrebit,pjesë e së cilës janë disa shqiptarë, sot ka shpartalluar Slaven Belupo 6-1.

Përpos Kastratit me dopietën e tij në të 20-tën dhe 50-tën, në gol shkoi edhe koplikasi Enis Çokaj. Ish futbollisti i Laçit, e gjeti rrjetën në minutën e 46-të.

Pas 7 javëve, ekipi i Lokomotivës, mban vendin e 5-të me 10 pikë. Sakaq, nëse Kastrati e ka golin e 4 sezonal, për Çokajin mesfushor, ky ishte i pari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!