Luis Enrike në zi…

Ish-trajneri i ‘furive të kuqe’ Luis Enrike, merr lajmin më të hidhur në jetë. Sipas ‘Goal Italia’ në Twitter, ish-trajneri i Spanjës ka humbur vajzën 9 vjeçare.

Pas 5 muajve luftë me jetën, vajza e Luis Enrikes, nuk ja ka dalë. Trajneri, muaj më parë, pati lënë drejtimin e kombëtares spanjolle për të qëndruar pranë familjes.

Pas këtij lajmi tragjik për familjen Enrike, vërtetohet arsyeja pse ish-trajneri i pati kërkuar dorëheqjen Federatës së Futbollit në Spanjë.

Gjithsesi, tani gjithçka kalon në plan të dytë. Enrike sapo ka humbur një pjesë të shpirtit të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!