Lokomotiva Zagreb, një vënd ‘bosh’…

Mbrojtësi i Lokomotiva Zagreb, 25-vjeçari Toni Datkovic, largohet nga skuadra “shqiptare” e kroacisë. Destinacioni, huazim një vjeçar për skuadrën e dytë spanjolle, Hueska, e cila pasi u rrëzua nga La Liga, pritet të blejë kartonin e futbollistit në fund të edicionit.

Datkoviç u bë pjesë e Lokomotivës dy vjet më parë duke ardhur nga Koper, dhe këtë sezon ai u aktivizua për 7 takime duke shënuar edhe një gol. Hueska, një klub nga krahina lindore e Aragón, u largua nga ligat e para sezonin e kaluar.

Toni Datkoviç do të jetë futbollisti i katërt kroat në ligën e dytë spanjolle këtë sezon. Këtë verë, mesfushori Ante Koric (Almería), Antonio Milik (Rayo Vallekano) dhe sulmuesi Boris Rapai (Las Palmas) .

Me Lokomotivën,angazhohën shqiptarët, Uzuni, Mersinaj, Çokaj, Tuci dhe Lirim Kastrati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!