Ymer Shaba nga Malta: “Aventurë optimiste”


Ish-futbollisti i Dinamos Ymer Shaba, është transferuar para pak ditëve në ‘Divizion 1’ të Maltës tek skuadra e Pembroke Athleta. Shaba një qëndërmbrojtës tipik dhe moshë e re (21 vjeç,staturë 1.87 m), la Dinamon e Tiranës për të provuar një aventurë të re jashtë vendit.

Lojtari i U-21, vetëm pak javë më parë u kërkua më ngulm nga Ramadan Ndreu te Kastrioti, por shtatlarti kryeqytetas ka pasur edhe oferta nga eikpe të Superiores. Tundimi për një aventurë jashtë, ka bërë që mbrojtësi energjik, të zgjedhë Maltën.

 Duke folur nga Malta për ‘Sportiim.al’, Ymer Shaba tregoi në pak radhë, përshtypjet e para si ‘maltez”, teksa evidentoi faktin se skuadra e re, ka si objektiv të pozicionohet lart në klasifikim.

Kam nisur seancat stërvitore me skuadrën e re. Kam një kontratë 1 vjeçare me obsion rinovimin edhe për dy edicione të tjerë. Fillimi është i mirë dhe skuadra ka objektivë seriozë këtë sezon”– tha lojtari tiranas i Pembroke.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!