Skënderbeu ‘rrëzon’ Laçin, Vllaznia pikë e artë në Ballsh

U luajtën tri sfidat e javës së dytë në Kategorinë Superiore. Partizani formalitet në transfertë. Befason Laçi, e dyta humbje në dy takime.

Luftëtari- Partizani 0-1 (Telushi 16′, Bylis- Vllaznia 0-0, Laçi-Skënderbeu 1-2 (Nuabueze 20′ / Bregu 48′,Oto Xhon 66′)

Luftëtari i këtij edicioni duket se është i destinuar të mbetet në fund, pasi edhe sot skudra e Duros, pavarësisht se është mundur nga Partizani, qëndron pa pikë në dy javë.

Megjithatë, është përpjekur të demostrojë rritje. Nga ana tjetër Partizani ka arritur të marrë fitoren e parë në kampionat, duke fituar ngushtë 1-0 .

Shënuesi i të kuqve në këtë takim, ka qenë Bruno Telushi i cili ka arritur të shënojë me kokë në të 16-tën. Më pas loja është nën kontrollin e miqëve dhe në fund, 3 pikët e para në kampionat për kampionët në fuqi.

Në “Adush Muça” Bylis-Vllaznia, përfundon 0-0.  Në këtë takim, ekipet  luftuan fort për të rrëmbyer fitorën.

Të dyja ekipet edicionin e kaluar pjesë në Kategori të Parë, tentuan në forma të ndryshme për të zhbllokuar por në fund, takimi përfundoi ashtu si nisi, i bardhë. Një pikë e vyer për shkodranët që në mënyrë surprizë, janë në kuotën e 4 pikëve.

 Në Laç, takimi Laçi- Skëndërbeu ishte dhe çifti me pritshmëri të lartë gjatë pasdites. Kurbinasit, e kanë nisur furishëm takimin duke dominuar në fraksionin e parë në të gjithë drejtimet.

Në të 20-tën, Nuabueze pas galopimit për shumë metra, eviton edhe portierin Koliqi dhe shënon golin e parë të takimit. Berisha dy herë, Nuabueze dhe dy herë të tjera Xhixha, humbën gola të sigurtë te porta korçare.

E dyta ‘aprovon” ligjin e pashkruar në futboll, kush gabon e pëson. Në fakt Skënderbeu që në aksionin e parë të kësaj pjese barazon me një supergol të Dejvi Bregut.

Më pas është sërish Laçi që ngulmon por korçarët të etur për të tjerë golë spektakolarë, e gjëjnë sërish rrjetën e Stazhillës në 66-tën. Këtë herë, ishte Oto Xhon që shënon një tjetër perlë. 

Situata ecën me disa orvatje të sikletëshme të skuadrës së Starovës por Skëndërbeu, ia del të menaxhojë dhe të kthehet në shtëpi me tri pikë.

Për tu admiruar sjellja e publikut në rastin e zëvendësimit në fund të Bregut, teksa laçianët në shkallë e duartorikitën vlonjatin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!