Java e dytë, luhet në ‘zheg’


Java e dytë e Kategorisë Superiore, nisi dje me Tirana- Teuta 0-0, ndërsa sot në program duke nisur nga ora 16 00 çiftet:  Bylis- Vllaznia, Laçi- Skënderbeu dhe Luftëtari- Partizani. Mbyll javën sfida e vlorës, teksa Flamurtari vendas, do të presë Kukësin.

Në  ‘Adush Muça’, Dovedan do ta ketë debutim personal në Superiore me Bylisin e tij. Skuadra erdhi si kampione e Kategorisë së Parë dhe pritshmëritë e mallakastriotëve në këtë shtëpiake, janë të larta. Vllaznia befasuese në start, pritet të shpalosë filozofinë e skuadrës së tradites. Jonuz optimist.

 Luftëtari zhgënjyes në javën e parë me Tiranën, sot prezantohet në shtëpi ndaj një kundërshtari aspak të lehtë. Gjirokastrën e viziton Partizani. Trajneri i të kuqëve Franko Lerda, e ndoqi Luftëtarin javën e parë në ‘Selman Stërmasi’ për 45 minuta. Natyrisht duke mbajtur shënime.

Kurbinasit e Starovës, pritet t’i bëjnë një nisje të mirë takimeve shtëpiake. Bardhezinjtë, përkundër pritshmërive, dështuan në prologun e sezonit teksa në ‘Loro Boriçi’, humbën me shkodranët. Skëndërbeu, edhe pse ka në ‘gji’ presionin psikologjik të dënimit nga UEFA, organikën e ka të kompletuar dhe në Laç, dueli parashikohet të jetë i luftuar.

 Në mbrëmje, Flamurtari i ‘ri’, pret Kukësin pretendent për titull. Kompozimi i vendësave të Sadedinit, la shije të mirë në start. Gjithsesi, përballë verilindorëve, lipset angazhim i madh për ta ndalur. Kukësi, udhëton në Vlorë me artileri të ‘rëndë’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!