Sadedini, ‘luajmë për fitore’…

Dritan Sadedini, trajneri i Flamurtarit, në prag të takimit me Kukësin nesër, u shpreh në konferencën e sotme për shtyp se ndjen keqardhje për humbjen e pësuar në minutat shtesë në takimin e parë të edicionit të 81-të kombëtar të Kategorisë Superiore.

Sipas tij, Flamurtari nuk i druhet askujt, dhe ndaj të gjithë ekipeve do të luajë për fitore. Sukaj ende jo gati. Gjithësesi, me disa futbollistë të tjerë shkodranë në grup, Sadedini shfaqet optimist.

 “3 ndeshje në 10 ditë ose në një javë dhe normale që për Flamurtarin ndihet ngarkesa. Shpresoj që me punë t’i përballojmë me sukses.

Më vjen keq për çunat që dolën pa pikë me atë mund. Ndeshja ishte e barabartë me Skënderbeun dhe e meritonim një pikë.

Ndeshja ka vlerat e veta por ne do të mundohemi t’i bëjmë ballë çdo ekipi. Nuk duhet harruar që jemi Flamurtari dhe kemi emrin tonë. Zeqaj është mungesë që duhet të ishte në ekip. Flamurtari është i formatuar por shpresoj që çunat të japin më të mirën në fushë.

Sukaj nuk ende është gati pasi ka pasur probleme me kaviljen. Ka pasur afrime dhe duke parë gjendjen e tyre, shpresoj të luajë ndonjëri”-ka deklaruar tekniku vlonjat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!