Tirana, gati prezantimi special për Lilën dhe Vangjelin…

Tirana ndër skuadrat me aktive në merkaton e verës, pritet që sot në takimin hapës të javës së dytë të Kategorisë Superiore, të prezantojë bujshëm dy afrimet e fundit.

Pas akordit me Kristi Vangjelin, dje u arrit marrëveshja e përkthyer në kontratë, me mbrojtësin tjetër të kombëtares Andi Lila.

 Takimi i mbrëmjes, parashikuar në 19 00 në “Selman Stërmasi” mes Tiranës dhe Teutës, pritet të afrojë një numër rekord  tifozësh.

Fakti që 24 herë kampionët e vendit, janë konfiguruar këtë verë plot ‘kampionë’, por dhe triumfi 3-0 të shtunën ndaj Luftëtarit, japin shtysë fansave bardheblu të ‘rrokin’ impiantin.

Prezantimi i veçantë i Vangjelit dhe Lilës, në start të takimit, tjetër bonus në favor të atyre që bëjnë llogari me publikun.

Ndeshja kryesore e javës, i është besuar ndërkombëtarit Hamiti. Skuadrat vijnë në këtë sfidë pas fitoreve respektive me Luftëtarin dhe Bylis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!