Kalojnë Zvezda, Olimpiakos dhe Dinamo Zagreb


Tri skuadra nga ballkani, arrijnë kualifikimin në Champions League.

Crvena Zvezda-Jong Bojis 1-1, Krasnodar- Olimpiakos 1-2, Rozenborg- Dinamo Zagreb 1-1

Champions League luajti takimet e kthimit për tri çiftet e mbrëmjes në program. Në Beograd, aty ku dhe vëmendja ishte më e madhe u takuan Zvezda me Jang Bois.

Takimi parë luajtur në Zvicër, prodhoi një 2-2 ndërkohë që sonte, sërish janë fiksuar shifrat e barabartë 1-1. Ky rezultat favorizoi ballkanasit që fituan të drejtën e përfshirjes në grupe.

 Në takimin mes Krasnodar dhe Olimpiakos të Pireut, treguesit teknikë (4-0) në të vajtjes, i kishin dhënë komoditetin grëkëve për të kaluar një mbrëmje të qetë në Rusi. Edhe sonte, Olimpiakos fitoi 1-2.

Takimi i fundit ai mes Rozenborg dhe Dinamos së Zagrebit, u mbyll 1-1. Fitorja në takimin e parë nga Dinamo 2-0, i dhuroi biletën kualifikuese kroatëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!