Ajaksi ndalet në Qipro, fitojnë Bryzh e Slavia
APOEL-Ajaks 0-0, Kluzh-Slavia Pragë 0-1, LASK-Bryzh 0-1
UEFA Champions League nisi sonte me takimet Play-of teksa APOEL-Ajaks, Kluzh-Slavia Pragë, dhe LASK –Bryzh, zhvilluan takimet e vajtjes. Në Qipro, vendasit e APOEL, patën një kundërshtar ekstra teksa përballë ishte Ajaksi i Amsterdamit.
Një sfidë e cila pa qipriotët të jenë më pranë golit në fraksionin e parë. Në të 29-tën APOEL dy herë pranë golit, ndërkohë që ‘harkëtarët’ pa u mbyllur gjysma e parë e kësaj pjese, shohin tre kartonë të verdhë në radhët e tyre. Në minutat e fundit, gjithnjë të 45 minutave të para, është Tadiç për Ajaks që ka dy mundësi të mira shënimi.
Rast ideal për APOEL në të 58-tën. Kros i Pavloviç, godet Matiç me kokë me topin që ndalet nga shtylla. Në të 72-tën, janë miqtë me dyshen Tadiç-Neres që i afrohën golit.
Pas miutës së 80-të, Ajaks mbetet me 10 futbollistë. Dy kartonë të vedhë për Mazraoui. Gjithësesi, takimi mbyllet pa gola 0-0.
Në takimet e tjera, Slavia e Pragës ka fituar në Rumani me Kluzh 0-1. Në të 28-tën Masopust gjeti avantazhin për miqtë, ndërkohë që në 79-tën rumunët humbën mundësinë ideale për të barazuar. Nga pika e penalltisë, gaboi Omrani.
Ndërkohë, Vanaken me penallti shënon golit e triumfit të Bryzhit në sfidën ndaj LASK-ut luajtur në Austri. Pas kryesimit të belgëve, loja është kontrolluar nga miqtë që në fund mbyllin me fitore.
Nesër takimet e tjera…