Ajaks, Bryzh dhe Slavia, listohen për në grupe…
Champions League: Ajaks- APOEL 2-0, Bryzh-LASK 2-1, Slavia-Kluzh 1-0
Ajaksi i Amsterdamit, Bryzh dhe Slavia Pragë, bëjnë mirë detyrat dhe kalojnë fazën me eliminim në Champions League.
Në mbrëmjën numër 2 të kësaj faze, teksa tri skuadra ballkanase kaluan mbrëmë, edhe sot tri të tjerat, u listuan te skuadrat që do shortohën në grupe në Champions.
Ajaksi kaloi APOEL të Qipros me një gol të shënuar nga Alvares pas asitit të Zijec në të 43 –tën dhe një tjetri në të 80-tën me Tadiç.
Nga ana tjetër, Klub Bryzh i Belgjikës, e pati shumë të vështirë kualifikimin. Ndaj LASK Linz, edhe pse pati fituar në të vajtjes, sonte në mbrëmje, vuajti minutat e fundit ndërsa shifrat ishin 1-1.
Fillimisht belgët kaluan përpara në të 70-tën me Vanaken, ndërkohë që pas një penallite të realizuar nga Zhoao Klaus, takimi mori emocione të reja. Edhe pse LASK në fund, luajti me 10 futbollistë.
Gjithësesi, Bryzh mbyll llogaritë në të 89-tën me golin e dytë të shënuar nga Bonaventure
Në Pragë, Slavia vendase, pas fitores në transfertë 0-1, në të kthimit përsëriti sërish shifrat ndaj Kluzh. Boril, shënoi golin e vetëm të ndeshjes në të 66-tën.