Miqësore e denjë, Tirana ia del ndaj Bylis

Miqësore në “Selman Stërmasi”: Tirana-Bylis 1-0 (Daja 90′)

Një javë nga starti i edicionit të 81-të të Superoires, Tirana dhe Bylis u testuan sot në “Selman Stërmasi” të kryeqytetit. Skuadra bardheblu, me shumë ndryshime në përbërje, e kishte provë gjenerale takimin me mallakastriotët, që sikurse Tirana, kishin mjaft elementë të rinj në “rozë”.

Në të tilla rrethana, përkundër pritshmërive, pjesa e parë, ka afruar një lojë më të mirë të skuadrës së Dovedan që në shumë raste, ka rrezikuar të shënojë.

Në të dytën, Tirana përmirësohet goxha dhe nis të qarkullojë e t’i afrohet më shumë kuadratit të portierit Hidi. Veterani kryeqytetas, teksa nënshkroi pak javë më parë me Bylis, u bë shpëtimtar i disa rasteve ideale për gol të Kalesë dhe Ngosë, por në minutën e fundit të kohës së rregullt, Tirana përmes një aksioni model, realizon golin e fitores me anë të mesfushorit Asion Daja.

Në fund, të dy trajnerët duket se kanë mbetur të kënaqur pasi 90 minutat e sotëm, dhuruan një superndeshje.

Formacionet fillestare:

Tirana: Lika, Doka, Imami,Osmani, Hoxhallari, Batha, Torasa, Hasani, Kale, Halili, Dunga. Trajner: A. Mema

Bylis: Hidi, Turabov, Goxha, Bici, Ndreca, Ymeralilaj, Mëllugja, Qardaku, Entoni, Murataj, Guindo. Trajner: Dovedan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!