Zidan, mendon largimin nga Reali…

 “Sportiim.al”, në një artikull të saj muajin e kaluar, hodhi hipotezën se trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidan, ka nisur krisjen jo vetëm me shumë futbollistë të Real Madrid, por me vetë klubin mbretëror të Madridit.

Në fakt, “Zizu” e nisi me dorë të hekurt misionin e dytë në krye të “galaktikëve”, teksa shumë yje, si Bejl, Isko etj., u piketuan për t’u larguar.

Ky fakt, por dhe rezultatet poshtëruese të skuadrës në aktivitetet e verës aktuale, duket se e kanë përkeqësuar situatën në “shtëpinë e bardhë”, pasi në lojë është futur vetë presidenti Florentino Perez.

Në një mënyrë, kreu i klubit, ka lënë për të kuptuar se jo çdo dëshirë e trajnerit do të plotësohet. Këmbëngulja e francezit për ta “francezizuar” Realin, një tjetër arsye pse Perez, ndan mendim ndryshe.

Dhe sot, ‘The Independent” shkruan: “Zidan, po mendon largimin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!