La Liga starton pa Diego Kostën…

● Sulmuesi i Atletiko Madrid ka pësuar një tërheqje muskulore gjatë miqësoreve në Stokholm kundër Juventusit
Një tërheqje muskulore e kofshës së majtë: kjo është diagnoza për Diego Kostën, pas dëmtimit të pësuar gjatë ndeshjes miqësore të luajtur në Stokholm kundër Juventusit.
Kjo u njoftua nga Atletiko Madrid, duke sqaruar, se sulmuesi i ishte nënshtruar edhe një rezonance manjetike. Shkalla e dëmtimit nuk raportohet, por thuhet se sulmuesi Diego Kosta do të qëndrojë jashtë stërvitjeve të paktën për disa javë.
Të ditën, më 18 gusht, në orën 22:00, Atletiko Madrid do të ndeshet Getafe, ndeshja premierë e madrilenëve në La Liga, për sezonin e ri 2019-2020. E sigurtë, që për Çole Simeonen, sulmuesi Diego Kosta do të mungojë…