Barcelona KO. Bayern ndalet në shtëpi…

Në Spanjë sezoni starton me La Liga, ndërkohë që edhe në Gjermani, nis Bundesliga. Ishin skuadrat kampione ato që zritën të parat në fushë. Dhe surprizat nuk munguan, duke paralajmëruar një garë në vazhdim.

La Liga: Athletik Bilbao-Barcelona 1-0 (Aduriz 89’)

Barcelona humbi 1-0 në transfertën baske të “San Mames”. 38-vjeçari Artiz Aduriz në të 89-tën (një minuta pasi kishte hyrë në fushë) me një goditje me roveshatë shënoi golin e fitores për “Luanët”,  duke i befasuar katalanasit. Ter Shtegen e kishte të pamundur ta ndaltetopin drejt rrjetës. Ndërkohë për “blauganët” u rregjistruar dy goditje shtyllash në pjesën e pare, me Suarez në të 33-tën dhe Rafinjan në të 44-tën. Në radhët e tyre, përpos mungesës së Mesit, në të 37-tën u largua edhe Suarez për shkak dëmimi. Kutinjo, Vidal nuk ishin as stol, ndërkohë që Rakitiç hyri në fraksionin e dytë dhe në një rast që iu krijua, gaboi në shënjestër. Griezman dhe Rafinja, ku katalanasit i kishin shpresat për të gjetur golin, u kontrolluan nga basket, të cilët morën një fitore të vyer në startin e La Liga.

Bundesliga: Bayern Mynih-Hertha Berlin 2-2 (Levandovski 24’, 60’ (p) / Ibiseviç 36’, Grujic 39’)

Rekordi i Levandovskit ishte i pamjaftueshëm për Bayernin, i cili u bllokua në “Allianz Arena” nga Hertha e Berlinit. Dopieda e polakut, ishte e pesta radhazi në ndeshjen hapëse të Bundesligës, por ndeshja u mbyll në 2-2.

Goli i parë i kampionatit u shënua në të 24-tën, ku protagonist ishte Robert Levandovski. Ibiseviç në të 36’ dhe Grujiç në të 38-tën realizuan dhe e çuan Herthën në pushim me epërsinë 2-1. Kjo do të vazhdonte deri në të 60-tën, kur përsëri Levandosvski shënoi nga pika e penalltisë, së fituar nga Koman me ndihmën e VAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!