Shqipëria U-18, humbje tjetër në miqësore…

Miqësore: Rumani U-18- Shqipëri U-18 4-1

Pas humbjes së dy ditëve më parë, 2-0 me homlogët rumunë, 18-vjeçarët e Shqipërisë, të drejtuar nga trajneri Olsi Uku, janë mundur sërish sot.

Turpërimi vjen nga e të njejta skuadër në Buftea të Rumanisë. Këtë radhë, ekipi i “ukut”, në Qendrën Stërvitore të Federatës Rumune të Futbollit, e kanë pësuar më keq pasi shifrat përfundimtarë kanë  qënë 4-1.

Sikundër në takimin tjetër, edhe sot, formacioni U-18, pësoi dy gola të shpejtë (6’,22’) ndërsa në pjesën e dytë, historia rezultoi ndryshe.

Skuadra qëndroi në lojë deri në të 71’-tën, ndërsa në këtë minutë dhe në të 80-tën, merr dhe 2 gola të tjerë, duke u shpërfytyruar tërësisht.

Gjithësesi, Shqipëria e’vogël’ ngushëllohet në shtesë, teksa shënon golin e nderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!