Kuqezinjtë U-18, për 10 minuta “dorëzohen”

Miqësore U-18: Rumani-Shqipëri 2-0

18-vjeçarët e Shqipërisë, të drejtuar nga trajneri Olsi Uku, janë mundur me rezultatin 2-0 nga bashkëmoshatarët e Rumanisë, në ndeshjen e parë e parë miqësore, të zhvilluar sot në Qendrën Stërvitore të Federatës Rumune të Futbollit.

Kuqezinjtë e rinj e kanë nisur shumë keq ndeshjen, duke u ndëshkuar me dy gola të shpejtë në minutën e 6-të dhe në minutën e 10-të. Të dy gola që kanë ardhur si pasojë e mospërqendrimit nga mbrojtja. Nga një veprim individual në golin e parë dhe nga një goditje me kokë brenda zonës së vogël, në rastin e golit të dytë.

Gradualisht, të rinjtë tanë e kanë ekuilibruar lojën, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Me dy golat e pësuar në 10 minutat e para, u mbyll dhe kjo ndeshje. Të enjten, më 15 gusht, përfaqësuesja jonë U-18 do të zhvillohet ndeshja e dytë miqësore po ndaj Rumanisë në Buftea, njofton FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!