Valdet Rama, me skuadër të re në Gjermani

Ish-sulmuesi i kombëtares Valdet Rama, i cili sezonin e mbylli në radhët e skuadrës së Kukësit, është prezantuar si futbollisti më i ri i SV Meppen, klub që militon në Bundesligën 3 të Gjermanisë.

“SVMeppen forcohet në sulm me Valdet Ramën, një ëndërr e madhe e trajnerit Kristian Neidhart prej shumë kohësh. 31-vjeçari ka firmosur kontratë dyvjeçare me opsion rinovimin në bazë të paraqitjeve të bëra. Ai mund të kishte firmosur më herët, por kishte kontratë me Kukësin deri në përfundim të Kupave të Evropës”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Sulmuesi i krahut të majtë Valdet Rama u bashkua me Kukësin, në janar të këtij viti, duke e fuqizuar mjaft skuadrën verilindore. Drejtuesit e klubit, pas përfundimit të kontratës u përpoqën të rinovonin me ish-sulmuesin e kombëtares, por Rama për shkaqe familjare u rikthye në Gjermani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!