Telefoni i Ramës nuk bie…


Telefoni i Ramës, nuk bie. Trajneri i portierëve të Besës së Kavajës sezonin e kaluar, me gjasë e ka mbyllur aventurën me verdhezinjtë.

Prej gati dy edicioneve me Besën, matjani ekspert për trajnimin e portierëve Kastriot Rama, duket se ka mbyllur angazhimin me klubin verdhezi.

Rama thotë, se ka pritur për dy javë një telefonatë nga presidenca kavajase por ajo nuk ka ardhur. “Meritoja një tefefonatë qoftë dhe për të më thënë se nuk jam në plane për edcionin e ri”, shprehet 48 vjeçari i cili në detaje shpjegon:

Prej afro dy viteve isha pjsesë e stafit teknik të Besës së Kavajës. Një klub me histori që fatkeqësisht endet në Kategori të Parë. Nuk e realizuam objektivin teksa u renditëm të dytet në grupin A duke mos u ngjitur, por jo për faj të portës”.

“Prisnja një tjetër bashkëpunim pasi pata projekte konkrete. Njëri nga djemtë që stërvita në pak kohë, kapi kombëtaren e moshave. Skuadra ka dalë në terren, dhe askush nuk më ka telefonuar”.

Tashmë do të shoh alternative të tjera. Besës i uroj suksese”– u shpreh tekniku që dikur stërviste portierë  si Vujadinoviç, Moçka apo Selmani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!