Nica: Devolli faktor në grup…

Stavri Nica, tekniku i Devollit, beson se skuadra e tij, do të jetë faktor në grupin e jugut në Katëgori të Parë. Trajneri i eksperiencës së madhe, mori në gjysmën e dytë të edicionit të kaluar devollinjtë duke i udhëhequr pa humbje drejt së Parës.

Aq ka mjaftuar dhe presidenca juglindore me kryetarin e ri të Bashkisë  Devoll, Eduard Duro, t’i besojë projektit të radhës së Nicës.

Prej një jave, skuadra debutuese, ka startuar me seancat përgatitore teksa dje ka luajtur një takim miqësor me Pogradecin në ‘Gjorgji Kyçyku’.  Shifrat 0-2, nuk e kanë merakosur aspak Nicën.

Natyrisht nga një test i tillë, merr goxha mesazhe dhe 65 vjeçari me origjinë nga Korça, duket se ka mbajtur shumë shënime.

 “Nuk jam aspak i shqetësuar për rezultatin. Pashë disa lojtarë që kemi në provë por edhe pse jemi në javët e para përgatitore, do diskutojmë  në detaje për çdo moment të takimit”.

Djemtë e dinë se çfar kërkohet. Devolli , ka në plan disa përforcime të tjera për të qënë kompetitivë në Kategori të Parë“-Nica.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!