‘Termet’ te Burreli, shkarkohet Gjoni…

‘Mat Televizion’, njofton shkarkimin e gjithë stafit drejtues të skuadrës së Burrelit. Trajneri Gjoni, pati pak javë në timon.

Sot në mesdite administratori i Klubit të Futbollit të Burrelit Bajram Ballabani, ka njoftuar shkarkimin e stafit teknik të ekipit të futbollit të Burrelit. Bëhët fjalë trajnerin Vladimir Gjoni dhe zv. trajnerin Artan Gjoka.

Shkak për këtë masë ekstreme është bërë mos koordinimi ndërmjet administratorit te ekipit Bajram Ballabani dhe trajnerit Gjoni e zv trajnerit Gjoka.

Ndeshja miqësore të ditës së premte ku ekipi i Burrelit u ndesh me ekipin e Korabit te Peshkopisë duke e humbur me rezultatin 1- 0, duket se ka evidentuar problemet dhe marrëdhënjet.

“Para dhe gjate kesaj ndeshje te 2 ish-drejtuesit teknik te Burrelit kanë provokuar tension në mes lojtareve. Pritet që në ditët në vazhdim të mësojmë edhe emrat e rinj të drejtueseve të skuadrës së Burrelit”-thotë ndër të tjera burimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!