Liverpuli, Alison rrezikon Superkupën…

Liverpuli në ankth për portierin Alison Beker. Braziliani u rrëzua në tokë në fund të pjesës së parë, kur “Reds”-at kryesonin 3-0 ndaj Noruic në ndeshjen hapëse të Premier League. Ai u zëvendësua nga Adrian, i afruar së fundmi te Liverpul.

Mbrojtësi ekstrem, para pak kohësh ka korrigjuar një dëmtim në pulpë, ndërkohë që pas ndeshjes Jurgen Klop, deklaroi se Alison rrezikon të mos jetë i gatshëm për finalen e Superkupës europiane kundër Çelsit, planifikuar të zhvillohet në Stamboll të mërkurën e 14 gushtit.

“Gardiani” 26-vjeçar do të ekzaminohet akoma në ditët në vijim për të përcaktuar më mirë shtrirjen e problemit. Ndërkohë, në Twitter, braziliani i falënderoi të gjithë për mesazhet mbështetëse: “Do të kthehem sa më shpejt dhe më i fortë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!