Siti me “5 yje”, mesazh Liverpulit…

“Flakë për flakë”. Kështu mund të konsiderohet fitorja e Mançester Sitit sot, teksa pas suksesit të Liverpul mbrëmë në prologun e Premier League, (4-1) ka fituar 0-5.
Ndaj Uest Hëm, ekipi kampion i Anglisë,ka nisur me marsh të lartë. Formacioni i Guardiolës, shënoi ‘manitën’ e parë sezonale.
Në Londër, tripletën e bëri sulmuesi Sterling. Nga ana tjetër në 16 00, u luajtën 4 takime të tjera. Buernemurth-Shefild Utd 1-1, Bërnlei-Sauthempton 3-0, Kristal Palasë-Everton 0-0, Uatford-Brajton 0-3.
Sakaq, në 18 30, Totenhem pret Aston Vilën. Tri sfidat e mbetura, luhën nesër.