Liverpuli ‘shkel’ në start “kanarinat”
Premier Ligë: Liverpul-Noruiç 4-1
Premier Liga angleze nis me stuhi. Është kampioni i europës në fuqi Liverpul që shpartallon Noruiçin e rikthyer në prologun e edicionit të ri.
Në “Anfield”, të besuarit e Klop, bëjnë “pluhur e hi” miqtë, teksa në 45 minuta shënojnë plot katër gola. Rrufeshëm Reds-at që në minutën e 7-të me autogolin e çuditëshëm të Hanlei. I dyti vjen nga i zakonshmi Mohamed Salah në të 19-tën.
Më pas, egjiptiani godet një këndore, aty ku Van Dijk me kokë, (28’) i dërgon në tri shifrat. Orixhi plotësoin pokerin pas asistit të Arnold, në të 42-tën. Formacioni i teknikut Farke, në gjunjë.
Në të dytën, vendasit e ulin disi ritmin ndërsa “kanarinat’ nisin të shohin lart. Fillimisht një traversë dhe më pas goli i Noruiç me finlandezin Puki në të 64-tën.
Portieri Adrian që zëvendësoi Alison në të 39-tën për një problem muskulor, nuk pati mundësi reagimi. Minutat e fundit janë një duel i vazhdueshëm mes sulmit vendas dhe mbrojtjes mike. Liverpuli e nis aty ku e la…(Video)