Guardiola-Klop, nis “magjia” në ishull…

Sot në mbrëmje, në orën 21:00, starton edicioni i 28-të i Premiership, pas revolucionit që pësoi futbolli anglez pas vitit 1992. Në stadiumin “Anfield”, do të përballen Liverpol-Noruiç Siti, për kampionatin më spektakolar në botë.

Gjashtë janë klubet që kanë qenë gjithmonë pjesë e Premier League: Arsenali, Çelsi, Totenhemi (Londër), Liverpuli, Evertoni (Liverpul), si dhe Mançester Junajtid, që nuk e fiton titullin që nga sezoni 2012-13.

Grupi Abu Dhabi, me investimet e bëra, e kanë ndryshuar hierarkinë e futbollit anglez. Në skenë është ngjitur Pep Guardiola me “Qytetarët” në dy edicionet e fundit. Ata jo vetëm që mbrojtën me sukses titullin e një viti më parë, por u bënë edhe klubi i parë anglez që fitoi të tre trofetë brenda një sezoni të vetëm në ishull.

Pas eksperimentimit, këtë sezon për herë të parë në kampionatin anglez do të përfshihet gjithashtu edhe Sistemi VAR, që do t’i monitorojë që të 380 takimet e këtij edicioni.

Rivaliteti për titull pritet të përqendrohet sërish te dyshja Pep Guardiola-Jurgen Klopp. Me shumë gjasa Siti dhe Liverpoli nuk do të kenë luksin për të grumbulluar aq shumë pikë, apo qoftë edhe të shkëputen nga të tjerët, siç ndodhi edicionin e kaluar. Sfida e parë ndërmjet tyre do të luhet më 9 nëntor, në “Anfield”, ndërsa takimi i kthimit do të mbahet në “Etihad” më 4 prill të vitit të ardhshëm.

Të dy skuadrat nuk kanë ndryshuar ndonjë gjë të rëndësishme në kontigjentin e lojtarëve. Gjithsesi, Liverpoli shpërdoroi vërtet shumë në “Wembley” dhe trofeu i parë sezonal ai i “Community Shield” u fitua sërish nga Siti i Guardiolës.

Totenhem Hotspur vazhdon të jetë një ekip i konsoliduar dhe favorit për zonën Champions, ndërsa për vendin e katërt pritet një rivalitet tepër i ashpër midis Arsenalit, Çelsit dhe Junajtid. “Topçinjtë” mund të jenë më të favorizuar, për shkak të mungesës së eksperiencës së trajnerëve, si Lampard dhe Solskjaer.

Everton, Uolverhempton, Leiçester, Uest Hem dhe Uatford janë gati për të përfituar, ndërsa lufta për mbijetesë pritet të jetë e ashpër midis Noruiç Sitit, Shefield Junajtid Aston Vilas, që u ngjitën këtë sezon nga Chanpionshipi.

Pritshmëritë janë të larta, sidomos pas një sezoni, ku futbolli anglez dominoi Kontinentin e Vjetër. Nuk kishte ndodhur më pare, që finalet e Champions League dhe Europa League, finaliste të ishin katër skuadra angleze.

Ja dhe kalendari i ndeshjeve të javës së pare të Premier League

Të premten, më 9 gusht               

Liverpool-Noruiç Siti

Të shtunën, më 10 gusht             

Uest Hem-Mançester Siti

Bërnemouth-Shefield Junajtid

Bërnlej-Sauthempton

Kristal Palace-Everton

Uatford-Brixhton & Hov…

Totenhem Hotspur-Aston Vila

Të dielën, më 11 gusht                

Leiçester-Uolverhempton

Njukasëll-Arsenal

Mançester Junajtid-Çelsi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!