Kjo lufta e penalltive…

 Sikurse në edicionet e shkuara edhe këtë sezon të 81-të, Superiorja Shqiptare ka nisur me gabime gjyqtarësh, polemika e kontestime të çdo lloji dhe ajo që është kryesore, tentativë për dhunë në impiante të caktuara.

 Edhe pse skuadrat e profilizuara në top 10-të, në tri javë kampionat, nuk kanë mundur të shfaqen ashtu si do donin, sërish beteja për kreun apo largimin nga zona poshtë, ka dhënë shënjat e para.

Por ajo që vijon të kthehet në një gangrenë të pakuptimtë, lidhet me deklaratat publike të disa drejtuesëve të klubeve. Në fakt, te ne, nuk ka rregulla. Nuk ka VAR dhe nuk ka gjoba.Federata Shqiptare e Futbollit,ende nuk po aplikon gjoba specifike. Për këdo që hedh tymjaja në sport.

Fillimisht administratori i Vllaznisë Lici, akuzoi Jorgjin se ai i jep penallti vetëm Kukësit. Më pas, Gjici kryebashkiak apo president i Kukësit, ishte ai që foli hapur në mikrofonë duke u ankuar për gjyqtarëin Shahini.

Kapllanaj, presidenti i Bylisit i kërkon Shakohoxhës të kërkojë falje publike për deklaratën ndaj trajnerit Dovedan. A nuk duken “penallti” të gjitha këto?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!