Tirana nuk ka trajner për të… ikur

Tirana e kthyer në kantier. Këtë radhë përpos afrimeve ‘BIG’, janë strukturat e klubit më të titulluar në vënd, që kanë nisur me programe të qarta në të gjitha hallkat.

Afrimi i Devollit te U-19, por dhe ai i Ahmatajit në rolin e teknikut të U-17, kanë krijuar idenë se kryeqytetasit, po hedhin bazat e duhura për të ardhmen.

Është një padrejtësi e pashoqe nëse do ishte kështu, por klubi tregohet serioz dhe nuk lë vend për hamendësime, ndërsa zbardh situatën.

Në fakt, pas afrimit të Julian Ahmatajt, ndërsa u fol se do marrë një rol drejtuesi (Drejtor teknik), të shumtë ishin ata që nisën të aludojnë se elbasanasi, është afruar për të zevëndësuar Ardian Memën.

Në reagimin e klubit, sqarohet gjithçka.

Julian Ahmataj është zyrtarisht pjesë e KF Tiranë në rolin e Scoutit dhe atë të trajnerit të ekipit U-17. Klubi ka zgjedhur të investoje këtë sezon jo vetem në përforcimin e skuadrës me emra të rëndësishem, por dhe në strukturë me afrimin dy trajnerëve të afirmuar që më parë kanë qënë dhe pjesë e Tiranës”.

“Bledar Devolli do të marrë drejtimin e Tiranës U19, Ahmataj drejtimin e Tiranës U17. Akademia këtë vit do të jetë një nga prioritetet e klubit ku do të investohet shumë në infrastrukturë dhe burime njerëzore. Hedhim poshtë kështu, të gjithë spekullimet në lidhje me zhvillimet e fundit në klubin bardheblu,”-thotë klubi në “Facebook”.

Ndërkohë, sikurse dihet, drejtori i Akademisë së Tiranës, është një emër i njohur i familjes bardheblu, mjeshtri Dejvi Muka, i cili ka marrë përsipër ristrukturimin e sistemit zinxhir të klubit të Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!