Pas Turtullit, vjen dhe Koliçi te Skënderbeu

E tha edhe trajneri Ilir Daja sot në konferencën për shtyp. Ish-mbrojtësi i qendrës te bardheblutë e Tiranës, Marvin Turtulli, si dhe ish-portieri i Flamurtarit sezonin e shkuar, Enea Koliqi, nga sot janë pjesë e skuadrës së Skënderbeut.

Ata kanë nënshkruar kontratën me presidentin Ardian Takaj për të veshur fanellën “bardhekuq” të skuadrës korçare gjatë sezonit të ardhshëm, duke plotësuar mangësitë në prapavijën e Skënderbeut të trajnerit Daja.

“Pas akordit paraprak, klubi ka nënshkruar sot me 2 lojtarë. Gardiani Enea Koliçi dhe mbrojtësi Marvin Turtulli prej sot janë zyrtarisht lojtarë të Skënderbeut.

Enea Koliçi ka nënshkruar me presidentin Ardjan Takaj kontratën që e lidh me klubin bardhekuq për një sezon. 33-vjeçari do të mbajë në shpinë numrin 1.

Prapavijën e plotëson Marvin Turtulli. 24-vjeçari ka nënshkruar kontratën që e lidh me KF Skënderbeu për 3 sezone. Ish-lojtari i Dinamos, Teutës, Kukësit dhe Tiranës shihet si një përforcim mjaft i rëndësishëm për të ardhmen. Welcome Enea & Marvin!”, shkruhet në njoftimin e klubit të Skënderbeut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!