Dëmtohet Mesi, alarm te Barcelona…

Në stërvitjen e sotme paradite është dëmtuar Leo Mesi. Fenomeni i Barcelonës është larguar nga fusha para kohe, për shkak të një tërheqjeje të pësuar në këmbën e djathtë. Dëmtimi vlerësohet paraprakisht si i shkallës së pare, por drejtuesit e “blaugranëve” nuk duan të rrezikojnë.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, ata njoftojnë se numri 10 i Barcelonës, nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen miqesore që skuadra katalanase do të zhvillojë në Amerikë ndaj Napolit.

Leo Mesi, i cili u bashkua me skuadrën ditën e djeshme për shkak të pushimeve, do të qëndrojë në Barcelonë për të rikuperuar dëmtimin, i cili nuk është i rëndë, por gjithsesi, stafi mjekësor i “blaugranës” kërkon të jetë i kujdeshëm për të mos rrezikuar. Në javën e parë të La Ligas, skuadra e Barcelonës, më 19/20 gusht, do të përballet me Atletikon e Bilbaos.

Ndërkohë lista e lojtarëve të Barcelonës, që do të udhëtojnë për në SHBA është: Ter Stegen, Semedo, Piqué, Rakitic, Sergio Busquets, Todibo, Coutinho, Arthur, Luis Suarez, Dembélé, Rafinha, Net, Lenglet, Wague, Griezmann, Jordi Alba, Aleñá , Sergi Roberto, De Jong, Arturo Vidal, Umtiti, Junior Firpo, Iñaki Peña, Cales Pérez, Riqui Puig dhe Abel Ruiz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!