Organizohet Shënkolli, skuadra me objektivë të rinj…


Ekipi i Shënkollit, starton me krijimin e bordit, ndërkohë që ekipi stërvitet nga ish-futbollisti i njohur Dritan Smajli.

Nga: Martin DEDAJ

Ndonëse jo në formë të plotë, por ka dy-tre ditë që ekipi i futbollit Shënkolli, pjesë në Kategorinë e Parë në grupin ‘B’, ka filluar stërvitjen. Këtë e konfirmon z. Kristian Gjidoda, i cili njëherësh është njëri nga anëtarët drejtues të bordit të sapokrijuar të këtij ekipi .

Ai u shpreh se, deri tani është krijuar bordi drejtues që do të menaxhojë ekipin e Shënkollit për sezonin futbollistik 2019-2020. Bord i cili ka në përbërjen e tij tre aksionerë dhe konkretisht zotërinjtë; Artan Djala, Kristian Gjidoda dhe Albert Rustja.

Ekipi i Shënkollit, aktualisht po stërvitet së bashku me ekipin U-19, nga trajneri i kësaj moshe ish-futbollisti i njohur lezhjan Dritan Smajli.

Pritet që brenda kësaj jave, të mblidhet bordi drejtues i cili do të marrë vendimin për të caktuar trajnerin e ekipit, që pritet të jetë një emër i njohur i trajningut shqiptar, por pa saktësuar se a do të jetë një emër lezhjan, që për hir të së vërtetës duhet thënë se janë të shumtë, apo do të jetë ndonjë emër jo lezhjan. Në stërvitjen që sapo ka filluar janë thirrur futbollistët që kanë luajtur sezonin e kaluar dhe po mendohet për një merkato, me synim që të përballohet pa probleme sezoni futbollistik.

Ndërkohë, duhet theksuar se ekipi i Shënkollit, sezonin e kaluar u drejtua nga ish futbollisti i njouhr lezhjan Alket Kruja dhe ka qenë pjesë e grupit A, dhe në fushën sportive të Shënkollit, nuk kanë arritur të fitojnë edhe ekipe me emër si Vllaznia, fituese e grupit, tashmë në Superiore, dhe Dinamon që mund të duelojë me Besën për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar.

Sezonin e shkuar Shënkolli, në përfundim të fazës së dytë u rëndit në pesëshen e dytë të grupit A, dhe fazën e tretë luajti për mbijetesë, të cilën arrti ta siguroj me vështirësi vetëm në javën e fundit. Kjo edhe për faktin se ky ekip u penalizua ndoshta më shumë se sa çdo ekip tjetër me dënimet e lojtarëve.

Pothuajse afro gjysma e ekipit u penalizuan ne fazën e dytë duke filluar nga dënime me 6 ndeshje, për të vijuar më dënime lojtarësh për gjithë fazën e dytë dhe për të përfunduar deri në përjashtime përgjithmonë të disa lojtarëve nga futbolli. Kjo situatë vuri në vështirësi mbijetesën. Këtë edicion, duket ndryshe. Presidenca, ka plane të detajuara…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!